Инструкция по эксплуатации Electrolux EHF3920BOK — страница 4

ФорматФормат: Руководство СтраницСтраниц: 55 КатегорияКатегория: Плиты ДобавилДобавил: OLD

Инструкция для Инструкция по эксплуатации Electrolux EHF3920BOK на русском языке. Документ можно использовать для ознакомления с информацией, относящейся к данной модели.

Инструкция представлена в формате PDF, просмотр, скачивание на компьютер, смартфон бесплатно. Возможность печати зависит от используемой программы и настроек устройства. Содержание, структура и объём документа могут различаться в зависимости от модели, версии и редакции руководства. Перед использованием рекомендуется убедиться, что инструкция соответствует вашей модели.

Назад
/ 55
Вперёд
Страница 4
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë Përdorni gjithnjë doreza sigurie.

• Mbyllini sipërfaqet e prera me një

izolues për të mos lejuar që lagështira të shkaktoj fryrje.

• Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga avulli dhe lagështira.

• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose nën dritare Duke vepruar kështu do të parandaloni rënien e enëve të
nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet dera ose dritarja.

• Nëse pajisja instalohet mbi sirtar sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të
sipërm të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e ajrit.

• Pjesa e poshtme e pajisjes mund të

nxehet Sigurohuni që të instalohet një
panel ndarës me material që nuk digjet poshtë pajisjes për të parandaluar arritjen e pjesës së poshtme.

Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.

• Pajisja duhet tokëzuar.

- Përpara se të kryeni ndonjë veprim sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rryma.

• Përdorni kabllo elektrike të

përshtatshme.

• Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.

- Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike (nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të gatimit kur e lidhni pajisjen me prizat që
gjenden pranë

• Sigurohuni që pajisja të instalohet saktë Kablloja ose spina e lirë ose e papërshtatshme elektrike (nëse ka)
mund ta nxehë shumë terminalin.

• Sigurohuni që të jetë instaluar mbrojtja ndaj goditjeve elektrike.

• Përdorni mbërthyesen e lirimit të

tensionit të kabllos.

• Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën elektrike (nëse ka) ose kabllon elektrike Kontaktoni me qendrën e shërbimit ose një elektricist për ndërrimin e kabllos elektrike të dëmtuar.

• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet Pajisja instaluese duhet të ketë
një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.

• Përdorni mjetet e duhura izoluese:

çelësa mbrojtës të linjës siguresa (siguresa tip vidë të hequra nga mbajtësja) çelësa të humbjeve në
neutral dhe kontaktorë.

2.2 Përdorimi

PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi djegiesh ose goditjeje elektrike.

• Përdoreni pajisjen në mjedis shtëpiak.

- Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.

• Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë

punës.

• Mos e përdorni pajisjen me duar të

lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.

• Mos vendosni takëme dhe kapakë

tenxheresh mbi zonat e gatimit Ato nxehen.

• Fikini zonat e gatimit pas përdorimit.

PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri ose shpërthimi.

• Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të

lëshojnë avuj të ndezshëm Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat kur gatuani me to.

• Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë

mund të shkaktojnë ndezje spontane

• Vaji i përdorur që përmban mbetje ushqimore mund të shkaktojë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.

• Mos vendosni produkte të ndezshme ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda pranë ose mbi pajisje.

PARALAJMËRIM
Rrezik dëmtimi i pajisjes.

• Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e kontrollit.

SHQIP
Нашли ошибку?